“Qeveria është e pashantazhueshme”, tha para mediave, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës së tij në Badovc
Kjo pas kërkesë-kushtëzimit të deputetit turk, Fikrim Damka i cili tha se “Nëse nuk shkarkohet Qëndrim Gahi nga pozita e ambasadorit atëherë Grupit Parlamentar 6+ nuk do ta votojë asnjë ligj, përpos ligjeve e projektligjeve për COVID-19 e Rimëkëmbjes Ekonomike”.
Por, kreu i ekzekutivit deklaroi se do të takohet me deputetin e tij për qëndrimin e shprehur në Kuvend.
Kryeministri ka folur edhe për Qeverinë e re të Serbisë e cila u betua se “Kosovën do ta kenë prioritet”.
“Do ta ruajnë si e kanë ruajtur Kosovën qe 20 vjet të pavarur. Çka thonë dhe si veprojnë në Beograd është totalisht e jo relevante për shtetin e Kosovës. Ju e dini dialogu se për çka bëhet, vetëm për njohje reciproke”, tha Hoti. /Insajderi.com