Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka dënuar sulmin që ndodhi ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq në Llapnasellë të Graçanicës, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka theksuar që kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit.
“Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme. Rasti i rrahjes së Nikolla Rashiqit, i biri i Nenad Rashiqit, ishte një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit”, ka shkruar Hoti.
Djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, është rrahur teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës nga një grup prej 30 personave.
Siç tha Rashiq në një intervistë, djali i tij është sulmuar me boksa të hekurt e çekiç. /Insajderi.com