
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se do ta përkrahin çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e votës së deputetit nga komuniteti jomushicë, Etem Arifi, njofton Insajderi.
“Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ju e dini qëndrimin tonë. Çfarëdo vendimi që del nga kjo gjykatë ne do ta pranojmë dhe do të sillemi në përputhje me të”, u shpreh Hoti gjatë konferencës media.
Tutje, i pari i ekzekutivit foli edhe për postin e presidentit, ku paralajmëroi se së shpejti pritet të organizohet një tryezë që të tubonte partitë politike për të diskutuar rreth kësaj teme./Insajderi.com