Hoti përplaset me Selimin, i thotë se do ta ketë edhe tri vjet përpara

Hoti përplaset me Selimin, i thotë se do ta ketë edhe tri vjet përpara

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj kritikave të Lëvizjes Vetëvendosje në adresë të tij i ka quajtur sharje ndaj qeverisë që ai drejton, njofton Insajderi.

Hoti në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Rexhep Selimi se në Uashington kishte shkuar për zhbërjen e kufijve dhe ndarjen e Ujmanit.

I pari i qeverisë tha se do të propozojë një pikë të rendit të ditës në Kuvend, ku Lëvizja Vetëvendosje ‘vetëm do të shajë’, e pas kësaj ata do t’i kthehen debatit serioz.

“E kam një propozim në fakt edhe këtë seancë, unë i propozoj Kuvendit të ketë një pikë të rendit të ditës në fillim ku i keni sharjet për kryeministrin, dhe kur e kryejmë atë pjesë, do të hyjmë mandej bisedojmë seriozisht. Rexhë, unë këtu jam po të dëgjoj edhe juve, edhe deputeten para jush. 90 për qind, Rexhë, e keni fjalimin epitete të ndryshme si të shani Qeverinë. Hajde, po i kthehemi fjalimit të juaj e po e dëgjojmë edhe një herë. Beso se është ashtu dhe nuk është hera e parë. Unë propozoj ta kemi një pikë ku ju e shani kryeministrin dhe mandej ia nisim me punua edhe bëjmë debat”.

Tutje Kryeministri Hoti tha se parimet e dialogut janë jo shkëmbime territoriale, jo Bosnjëzim të Kosovës, por marrëveshje vetëm për njohje reciproke.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, tha se Hoti kishte premtuar njohje reciproke e vetëm atë nuk e solli./Insajderi.com