Hoti përshëndet marrëveshjen për autostradën Prishtinë – Nish

Hoti përshëndet marrëveshjen për autostradën Prishtinë – Nish

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Nish, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoti ka thënë  se “ky njoftim përbën lajm të mirë, meqë përmes kësaj marrëveshje do të zbatohet marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë”.

Kryeministri Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump./Insajderi.com