Hoti: Personat e dënuar për vepra penale s’duhet të bartin asnjë post shtetëror

Hoti: Personat e dënuar për vepra penale s’duhet të bartin asnjë post shtetëror

Personat e dënuar për çfarëdo vepre penale nuk duhet të bartin asnjë post shtetëror, pasi nuk mund t’i përfaqësojë qytetarët e Republikës së Kosovës, njofton Insajderi.

Kështu ka deklaruar kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, derisa po komentonte vendimin e Këshillit Gjyqësor, i cili ia pamundëson kandidimin në zgjedhje kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Një person që ka kryer një vepër penale, duhet të jetë e kuptueshme dhe e pranueshme për të gjithë, që ai nuk mund të përfaqësojë qytetarët e Republikës në asnjë nivel të qeverisjes”, ka thënë Hoti në Rubikon në Klan Kosova.

Hoti ka theksuar që Kurti, sipas logjikës së vendimit të Kushtetueses, nuk mund të kandidojë as për kryeministër.

“Vendim i i GJK-së nuk e thotë saktë që Kurtit i ndalohet të kandidojë edhe për poste qeveritare, por logjika çon në atë drejtim, që një person që është dënuar për vepra penale unë besoj që mund të jetë bartës i përgjegjësive politike në çfarëdo niveli”, ka pohuar kryeministri Hoti.

Tutje, ai shtoi se i vetmi kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës që nuk lejohet të kandidojë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit është Xhavit Ukaj, i cili sipas tij, tashmë është zëvendësuar./Insajderi.com