Hoti pezullon vendimin për refuzimin e lejeqëndrimit për Tienmu Ma

Hoti pezullon vendimin për refuzimin e lejeqëndrimit për Tienmu Ma

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pezulluar vendimin për refuzimin e kërkesës së lejes së qëndrimit të përkohshëm për Tienmu Ma, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, njofton Insajderi

Në komunikatë thuhet që “Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bazuar në fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, ka marrë vendim për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve A. Nr. 555/2020 me nr. prot A. nr. 1571/2020, të datës 01.10.2020, sipas kërkesës nga Avokati i Popullit”.

Këshilltarit të ish-kryeministrit Albin Kurti, Tienmu Ma, i ishte refuzuar vazhdimi i qëndrimit në Kosovë nga Ministria e Punëve të Brendshme,

Pas refuzimit të kërkesës ai është ankuar në Zyrën e Avokatit të Popullit, i cili ka kërkuar nga Qeveria pezullimin e këtij vendimi./Insajderi.com