Hoti: Po bëjmë të pamundurën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Hoti: Po bëjmë të pamundurën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, e ka bërë një deklarim pas raportimit në komisionin për të drejtat e njeriut.

Ai ka thënë se Qeveria do ta bëjë të pamundurën në mënyrë që të ndërmerren të gjitha aktivitetet e nevojshme për t’i identifikuar të gjithë personat e pagjetur në Kosovë, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se në funksion të këtij qëllimi është duke punuar i gjithë ekipi për çështjen e personave të pa gjetur.

“I gjithë ekipi është duke punuar për çështjen e personave të pagjetur. I informuam në detaje me të gjitha aktivitet që Qeveria i ka ndërmarrë nga dita e parë”.

“Kemi kërkuar ne vet që mbledhja e komisionit të mbahet me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë dhe informatave në dispozicion”.

“Kjo është çështja më e ndjeshme në Kosovë dhe në po bëjmë të pamundurën që personat që ende nuk janë gjetur [mbi 1600] të ndërmerren të gjitha aktivitet derisa edhe personi i fundit të identifikohet”, ka përfunduar deklaratën e tij kryeministri Hoti./Insajderi.com