“Hoti po e inkurajon krimin qeveritar”, thotë Tahiri

Kritika të ashpra ka pasur Abelard Tahiri për Avdullah Hotin, pasi ky i fundit e ka shpërbërë Task-Forcën kundër korrupsionit. Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, ky veprim nga kryeministri u mora “pa analizë, pa bazë dhe kryekëput për qëllim parandalimi të luftimit të korrupsionit”.

“Hoti po e inkurajon krimin qeveritar”, thotë Tahiri

Me vendimin për ta shuar Task-Forcën kundër korrupsionit, Avdullah Hoti, nuk ka bërë gjë tjetër pos “është bërë pjesë e krimit dhe korrupsionit” dhe “po e inkurajon krimin qeveritar”.

Kështu ka thënë ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti aktual i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, njofton Insajderi.

“Shuarja e Task Forcës Kundër Korrupsionit, në mënyrë vetanake me një vendim ad hoc, pa analizë, pa bazë dhe kryekëput për qëllim parandalimi të luftimit të korrupsionit, ka rrezikuar statusin e të gjitha lëndëve që kanë qenë në zhvillim e sipër brenda kësaj Task Force. E gjashta, Kryeministri Hoti e ka anashkaluar faktin se në kuadër të reformave institucionale, është duke ndodhur Rishikimi Funksional i Sektorit të Rendit dhe Ligjit”, ka deklaruar Tahiri në fjalimin e tij në seancën e sotme parlamentare.

Sipas Tahirit, shuarja e Task-Forcës nga Hoti “e ka dëmtuar rënd shtetin edhe në raport me procesin e liberalizimit të vizave por edhe me partnerët strategjikë nga SHBA dhe BE”./Insajderi.com