Pandemia

Hoti: Po punojmë fort

Hoti: Po punojmë fort

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ai dhe qeveria që udhëheqë po punojnë shumë për rimëkëmbjen ekonomike, pas goditjes që mori nga pendemia, njofton Insajderi.

Hoti këto komente i ka bërë në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Çagrı Sakar, me të cilin ka biseduar rreth situatës së fundit me COVID-19 dhe ndihmave që Turqia i ka dhuruar Kosovës.

Hoti, po ashtu falënderoi ambasadorin Sakar për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha periudhat e shtet-ndërtimit, duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushat e interesit reciprok./Insajderi.com