
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian është lajm i mirë, megjithëse mund të vinte shumë më herët.
“Kjo punë do të mund të kryhej para tri viteve, por është mirë që erdh lajmi”, ka thënë Hoti
Sipas, Hotit, qeveria e kaluar e drejtuar nga LDK ka përgatitur terrenin që të dalë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian.
Hoti tha në InfoMagazinë se po të mos kundërshtonin disa politikanë me ngulm ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, ky stad do të ishte kaluar shumë më herët.