Hoti: Posti i presidentit nuk mund të diskutohet në këtë kohë

Hoti: Posti i presidentit nuk mund të diskutohet në këtë kohë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se posti i presidentit nuk mund të diskutohet në këtë kohë, njofton Insajderi.

Sipas Hotit, koalicioni aktual nuk mund të zgjedh presidentit dhe se për këtë kërkohet konsensus edhe me opozitën.

“Kur e kemi bërë koalicionin qeverisës nuk kemi biseduar për pozitën e presidentit”, tha Hoti.

Në një intervistë për RTK-në, Hoti ka thënë se “për emrin e presidentit duhet të dalim përtej koalicionit qeverisës. Për të gjetur një emër, duhet të ndërtojmë një konsensus përtej këtyre votave që i kemi në Kuvend, sepse si koalicion qeverisës ne nuk mund ta zgjedhim të vetëm presidentin. Pra duhet edhe mbështetja e opozitës”.

“Kur të vijmë te ajo pikë duhet të ulemi së bashku të gjitha grupet parlamentare të diskutojmë gjerësisht se kush është personi që e merr mbështetjen e së paku 80 deputetëve në Kuvend. Deri atëherë kjo çështje nuk hapet”, ka përfunduar Hoti./Insajderi.com