Hoti premton rrogë të 13-të për mësimdhënësit parauniversitarë

Hoti premton rrogë të 13-të për mësimdhënësit parauniversitarë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, duke njoftuar se janë pajtuar për kontratë kolektive me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit (SBASHK), ka premtuar rrogë të 13-të për mësimdhënësit parauniversitarë nëse ata tregojnë sukses, transmeton Insajderi.

Por, ai pas mbledhjes me SHBASHK-un dhe ministrin në detyrë të Arsimit, Ramë Likaj, ka thënë se kjo do të fillojë nga viti 2023, njofton KK.

“Jemi dakorduar që të paguhet paga e 13-të për të punësuarit në arsimin parauniversitar duke filluar nga viti 2023 dhe kjo do të lidhet me perfomancën në arsim”, ka thënë ai.

Po ashtu, edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se kjo çështje lidhet ngushtë me performancën që do të tregojnë mësimdhënësit. /Insajderi.com