Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka vizituar komunën e Vushtrrisë, respektivisht lumin Sitnica, pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut ditëve të fundi, raporton Ekonomia Online, njofton Insajderi.
Hoti me këtë rast tha se të gjitha komunat e kanë menaxhuar situatën pas vërshimeve në mënyrë të duhur.
Ai ka paralajmëruar vlerësimin e dëmeve dhe krijimin e një fondi për kompensimin e tyre, duke shtuar se gjatë së enjtes për këtë çështje do të takohet me kryetarët e komunave.
“Nesër kam ftuar takim me kryetarët e komunave për të lëvizur me komisionet dhe për të vlerësuar dëmet, përmes një fondi që t’u ndalim në ndihmë familjeve në nevojë”, tha Hoti.
Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri tha se gjendja pas vërshimeve ka qenë e rëndë, duke sqaruar se dëmet janë të konsiderueshme, raporton EO.
.“Dje ka qenë dita ma e rëndë pas vitit 1979 për komunën tonë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që uji nuk ndalet, por do tentojmë të dalim nga kjo situatë”, ka shtuar Tahiri./Insajderi.com