Hoti: Pres nga kundërshtarët që së paku të falënderojnë popullin izraelit

Hoti: Pres nga kundërshtarët që së paku të falënderojnë popullin izraelit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se sot është ridëshmuar se Marrëveshja e Uashingtonit ka qenë historike, njofton Insajderi.

Hoti ka pohuar se marrëveshja e arritur në Washington ka qenë historike, që e fuqizon sovranitetin e Kosovës, që e kthen Kosovën në nyje gjeo-strategjike në Ballkan.

“Partneriteti me SHBA e solli njohjen nga Izraeli , do ta sjell hekurudhën për Durrës, gazin në Prishtinë dhe investime nga bizneset amerikane”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryeministri në detyrë ka shkruar se pret nga kundërshtarët që së paku ta falënderojnë popullin e Izraelit./Insajderi.com