Hoti: Presidenti është i involvuar që të shtyhet seanca

Hoti: Presidenti është i involvuar që të shtyhet seanca

Avdullah Hoti nga koalicioni LAA ka thënë se edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është përfshirë në shtyrjen e seancës konstituive të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Pas kërkesës së PAN-it që pika e rendit të ditës për emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit të shtyhet për në orën 14:00, Hoti ka thënë se Kosova nuk ka kohë që të presë më “sepse edhe ashtu jemi në afatet e fundit kushtetuese”.

“Më vjen keq që edhe presidenti është involvuar që të shtyhet kjo seancë”, ka thënë Hoti.