Për ekonominë

Hoti pret “projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik” nga takimi i 2 shtatorit në Uashington

"Kosova është e bekuar me miqtë që ka".

Hoti pret “projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik” nga takimi i 2 shtatorit në Uashington

Tashmë data për takimin në mes të Kosovës e Serbisë në Uashington është caktuar. Është dy shtatori i këtij viti, dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pret projekte madhore nga ky takim, njofton Insajderi.

Hoti, në llogarinë e tij në Facebook, ka shpërndarë njoftimin e emisarit amerikan, Richard Grenell, i cili njoftoi për datën e re.

“SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës”, shkruan Hoti, derisa shton se “më dy shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura”.

Sipas Hotit, nga ky takim priten “projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit”./Insajderi.com

 

SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.
Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë…

Posted by Avdullah Hoti on Thursday, August 13, 2020