Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me të dërguarin e e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun me Serbinë, Richard Grenell dhe delegacionit të Qeverisë së SHBA-së, ka thënë se diskutuan për shumë gjëra.
Në konferencën e përbashkët për medie, bashkë me Grenell, është shprehur se prezenca e delegacionit amerikan tregon vendosmërinë e ShBA-së, për zbatimin e marrëveshjeve.
”Prezenca e tyre flet një gjë e tregon vendosmërinë e presidentit Trump për zbatimin e një marrëveshje që po cilësohet historike drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve. Të gjitha pikat e marrëveshjes do të lëvizim shpejt në zbatimin e saj. Tashmë është krijua një momentum i ri dhe të lëvizim përpara. Kjo marrëveshje do të krijojë mijëra vende të reja të punës”.
“Ne jemi angazhuar i kemi bërë përgatitjet dhe në javët e ardhshme të lëvizim në zbatimin e marrëveshjes”, tha Hoti. /Insajderi.com