Hoti pritet me ceremoni shtetërore në Tiranë

Hoti pritet me ceremoni shtetërore në Tiranë

Me himnin e shtetit të Kosovës e më pas edhe atë kombëtar ka filluar ceremonia shtetërore e mirëpritjes së kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama, njofton Insajderi.

Kabineti qeveritar, kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti ka arritur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku do të mbahet mbledhja e përbashkët me qeverinë Shqiptare.

Hoti dhe Rama bashkë me vartësitë e tyre pritet nënshkruajnë 14 marrëveshje dhe memorandume të përbashkëta.

Kjo do të jetë mbledhja e gjashtë e përbashkët e dy kabineteve qeveritare që nga viti 2014 kur edhe kanë filluar të mbahen. /Insajderi.com