Hoti: Procesi zgjedhor në komunat në veri, pa ndonjë problem

Hoti: Procesi zgjedhor në komunat në veri, pa ndonjë problem

Policia e Kosovës njofton se procesi zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës po zhvillohet pa ndonjë problem eventual në aspektin e sigurisë.

Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë se Kosovës për veriun e vendit ka thënë se nuk ka asnjë problem.

“Deri më tani në aspektin e sigurisë në këtë pjesë gjithçka është në rregull”, ka thënë Hoti për REL.

Shtatë qendra të votimit në veri të Mitrovicës janë hapur që nga ora 07:00.