Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, mendon se projektbuxheti për vitin 2022 nuk siguron zhvillim.
Kuvendi i Kosovës po diskuton për buxhetin e vitit të ardhshëm, projektligji i së cilës pritet të votohet në shqyrtim të parë
Për këtë projektligj, Hoti tha se për tri vitet e ardhshme nuk do të ketë asnjë projekt të madh infrastrukturor.
“Në shëndetësi numri mjekëve mbetet i njëjtë, mjekët që nuk janë në punë do të mbeten pa punë”, shtoi ai.
Po ashtu tha se ka indikacion që do të fillojë zbatimi i sigurimeve shëndetësore.
Foli edhe për Radio Televizionin e Kosovës.
“Buxheti i RTK-së është ulë për 2 milionë euro, gabim i madh”, deklaroi ish-kryeministri i Kosovës.
Hekuran Murati ky është buxhet i zhvillimet.
Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Trasnfereve – ka thënë se rritja ekonomike është më e lartë sesa pritjet fillestare.
Këto komente, Murati i bëri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës – ku pritet të votohet edhe projektligji për buxhetin në shqyrtim të parë.
”Ne sot para jush si qeveri, paraqesim projektligjin e ndarjeve buxhetore për 2022. Sa i përket vitit që po e lëmë pas, ne si qeveri kemi përcjellur me kujdes treguesit kryesorë ekonomikë, përgjatë periudhës janar/shtator të këtij viti”.
Murati tha se sipas të dhënave të publikuara nga Agjencinë e Statistikave të Kosovës, brutoprodukti vendor gjatë gjysmës së parë të vitit 2021, ka shënuar një rritje mesatare prej 10.5%”.
”Kjo rritje është në linjë me pritjet tona për rimëkëmbje të theksuar ekonomike pas lehtësimit të masave kufizuese të ndërmarra në kuadër të pandemisë COVID-19, dhe reflekton efektin bazë të rënies së ndjeshme në tremujorin e dytë në vitin e kaluar dhe intenzitetin e faktorëve që kanë ushqyer rritjen në gjysmën e parë të vitit 2021”.
Po ashtu, deklaroi se magnituda e rritjes ekonomike ka rezultuar ndjeshëm më e lartë sesa pritjet fillestare”.
”Rritja e deritashme konfirmon se ekonomia e Kosovës ka rikuperuar pothuajse plotësisht humbjet e shkaktuara nga pandemia në aktivitetin ekonomik”.
”Sipas vlerësimeve tona më të fundit, ekonomia e Kosovës gjatë vitit aktual pritet të rritet në mënyrë dyshifrore pra në 10% në terma real, ndërsa 12.2% në terma nominal, duke lënë pas recesionin ekonomik të vitit të kaluar”. /Insajderi.com