Ministri i Financave, Avdullah Hoti, përkrahë protestën në Mushtisht, e cila ka filluar mëngjesin e sotëm.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se qytetarët në Mushtisht janë duke protestuar me të drejtë, mirëpo protesta e tyre duhet jetë paqësore.
“Në Mushtisht me të drejtë protestohet, por protesta duhet të jetë paqësore”, ka shkruar ministri Hoti.
Ai gjithashtu shton se kjo protestë u tregon edhe miqve të Kosovës se krimet duhet të zbardhen dhe të dënohen sa më shpejt.
“Një protestë paqësore u dërgon mesazh të qartë miqve të Kosovës së pavarur se krimet sa më parë duhet të zbardhen, kryesit e krimeve të dënohen dhe të ketë kërkim-falje. Një protestë paqësore na ngritë neve si popull dhe na dallon nga kryesit e krimeve”, ka shtuar ai./Insajderi.com