Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar pamje nga vizita zyrtare në Francë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron disa ditë para se Bashkimi Europian të organizojë takim në mes Kosovës dhe Serbisë.
Hoti në një postim në Twitter ka publikuar pamjet nga vizita e tij zyrtare në Francë ku po pritet nga i pari i shtetit.
Takimi i udhëhequr nga Bashkimi Europian vjen pas dështimit të takimit në Uashington për shkak të aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale për presidentin Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. /Insajderi.com/
Reception by French President @EmmanuelMacron at the Palais de l’Elysée pic.twitter.com/q1tmIVHVQr
— Avdullah Hoti (@Avdullah) July 7, 2020