Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar pamje të reja të reja gjatë takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
Kosova dhe Serbia më 4 shtator arritën një marrëveshje ekonomike të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës e cilësojnë këtë marrëveshje si “historike”, përderisa opozita e ka parë me rezerva atë, njofton Insajderi.
Ndër pikat kryesore në dokumentin e Uashingtonit ka qenë pajtimi i Kosovës që të jetë pjesë e ‘Mini- Schengenit” dhe njohja nga shteti i Izraelit.
Për këtë marrëveshje, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, vitin e kaluar kishte emëruar emisar special për dialogun Kosovë-Serbi.
Trump i ka atribuuar tipare historike marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi. /Insajderi.com
Gepostet von Avdullah Hoti am Samstag, 19. September 2020