Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës po mbanë 210 milionë euro para të gatshme në llogari pa nevojë. " />

Hoti: Qeveria po mbanë 210 milion euro në llogari edhe pse inflacioni është i lartë

Hoti: Qeveria po mbanë 210 milion euro në llogari edhe pse inflacioni është i lartë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës po mbanë 210 milionë euro para të gatshme në llogari pa nevojë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se këto mjete po devalvohen edhe nga inflacioni i lartë.

“Ky nivel kaq i lartë i bilancit bankar nënkupton se Qeveria po mban rreth 210 milionë euro pa asnjë nevojë, të cilat mjete po devalvohen edhe nga inflacioni i lartë. Sikur këto mjete të qarkullonin në ekonomi, ato do të multiplikoheshin dy deri në tre herë, duke rritur kështu kërkesën agregate dhe rrjedhimit të ardhurat, konsumin dhe punësimin”, shkroi Hoti.

Sipas Hotit, në një situatë të inflacionit të lartë, edhe pse Qeveria ka kaq të ardhura nuk po i indekson pensionet dhe skemat tjera.

Ilustrim

“Në një situatë inflacioni tepër të lartë, dhe me afër 600 milionë euro para të gatshme në llogari, është e papranueshme pse Qeveria nuk i indekson pensionet, skemat sociale, pagat dhe subvencionet në bujqësi sipas normës së inflacionit”.

Tutje, ai tha se Qeveria nuk është duke e hequr akcizën për derivate e as nuk është duke e ulur çmimin.

“Për më tepër, nuk e heq përkohësisht as akcizën në derivate për të ulur çmimin e derivateve dhe, rrjedhimisht, të shumë produkteve të tjera, çmimi i të cilave ndikohet shumë nga kostot e transportit. Përse duhet Qeveria të mbajë 600 milion euro në llogarinë e saj bankare?! Pres që ekonomistët e qeverisë të shpjegojnë këtë për qytetarët”.

Tutje, Hoti tha se ky nivel i bilancit bankar të Qeverisë përbën edhe abuzim me detyrën, pasi ligji i jep të drejtë Qeverisë të mbledh tatime, por duke ruajtur baraspeshën sociale dhe ekonomike./Insajderi.com