Hoti-Qeverisë: Më keni vendosur epitete fyese pas nënshkrimit të marrëveshjes së Washingtonit

Hoti-Qeverisë: Më keni vendosur epitete fyese pas nënshkrimit të marrëveshjes së Washingtonit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar së nga opozita e atëhershme janë thënë shumë të pavërteta për marrëveshjen e Washingtonit, shkruan Insajderi.

Ai tha së është kritikuar më një gjuhë jo të përshtatshme në Kuvend si dhe i janë vënë epitete fyese pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

“Janë thënë shumë të pavërteta lidhur me këtë marrëveshje dhe jam kritikuar me një gjuhë jo të papërshtatshme politike në këtë Kuvend nga opozita e atëhershme. Kur unë deklaroja se i besoj

Shtëpisë së Bardhë dhe se njohja nga Izraeli është punë e kryer dhe vetëm do të formalizohej me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, popullsitë më quanin mua me çfarëdolloj epitetesh duke ma shtrembëruar emrin dhe duke më vendosur epitete fyese”, ka thënë si.

Hoti theksoi se disa nga personat që e kanë kritikuar atë për këtë marrëveshje janë edhe pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe ai këto i kritikon në tre grupe.

“Ka prej tyre që tash janë në Kuvend dhe se i meritojnë ato epitete dhe jo unë. Sot ata njerëz nuk kërkojnë falje as ndaj meje e as ndaj Shtëpisë së Bardhë për mungesë respekti dhe besimi. Këta persona unë i kategorizojë në tre grupe. Ata ose janë mashtrues , ose janë të orientuar dika tjetër”, ka thënë ai.

Më tutje deputeti i LDK-së ka pyetur qeverinë në krye me kryeministrin Albin Kurti se si mund të jetë e dëmshme një marrëveshje që është negociuar nga ShBA-të./Insajderi.com