Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së Avdullah Hoti, gjatë séances së jashtëzakonshme ku po diskutohe" />

Hoti: Raporti i progresit ka përmendur si sukses vetëm Demarkacionin

Hoti: Raporti i progresit ka përmendur si sukses vetëm Demarkacionin

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së Avdullah Hoti, gjatë séances së jashtëzakonshme ku po diskutohet për raportin e Progresit ka thënë se ky raport qartëson se Qeveria e Kosovës nga shtatori 2017 nuk ka dërguar asnjë sinjal bindës në Bruksel se po i kryen seriozisht obligimet që i ka Kosova.

“Tek kriteret politike të këtij Raporti, derisa ai i vitit 2016 e përmend polarizimin mes qeverisë dhe opozitës, që është normale në fakt raporti i i fundit vë në dukje polarizimin brenda vet koalicionit qeverisës dhe brishtësinë e koalicionit, i cili tanimë ka humbur dhe shumicën e thjeshtë. Kjo brishtësi e ka mundësuar këtij koalicioni që të ndërtojë një konsensus të përgjithshëm për temat e rëndësisë nacionale në përputhje me agjendën evropiane”, tha Hoti.

Sipas tij raporti thekson tendencën për t’iu ikur obligimeve ndërkombëtare dhe i vetmi sukses që mbetet në këtë raport është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi i cili u përmbush falë angazhimit të LDK-së .

Hoti tha se raporti thekson se Qeveria ka dështuar të adresojë rekomandimet e dhëna gjatë vitit 2016, që tregon një mungesë serioziteti përballë këtyre obligimeve ndërkombëtare.