Hoti raporton në tri interpelanca të mërkurën në Kuvend

Hoti raporton në tri interpelanca të mërkurën në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se të mërkurën e 21 tetorit do të mbahet seanca e radhës plenare, njofton Insajderi.

Këtë kryekuvendarja e bëri të ditur pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Osmani informoi se tri interperlanca të propozuara nga deputetët për raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti, do të mbahen këtë të mërkurë.

Këto interpelanca të cilat do të diskutohen, kanë të bëjnë me pezullimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, mini-Shengenin Ballkanik dhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Në këtë mbledhje diskutuam për pesë interpelancat e propozuara nga deputetët e Kuvendit për raportim të kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti”.

“Tri prej tyre u vendos të mbahen të mërkurën që vjen, interpelancat që do të diskutohen do të jenë pezullimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, mini-shengeni Ballkanik dhe Asociacioni i Komunave Serbe”.

“Ndërsa për dy interpelancat tjera do të takohemi me kabinetin e Qeverisë për të vendosur datën e saktë”,ka thënë Osmani para mediave. /Insajderi.com