Hoti raporton për dialogun të premten në Kuvend

Hoti raporton për dialogun të premten në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për raportim të kryeministrit, Avdullah Hoti, për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.

Ajo tha se pas diskutimeve me kryesinë kanë vendosur që të premten në ora 12:00, shefi i ekzekutivit të raportojë tek të zgjedhurit e popullit.

Kështu u shpreh Osmani i bëri pas një konference të përbashkët për medie me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.