Hoti reagon për sulmin fizik ndaj mjekëve në spitalin e Prizrenit

Hoti reagon për sulmin fizik ndaj mjekëve në spitalin e Prizrenit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reahuar ndaj rastit ku infermierët në Spitalin e Prizrenit u sulmuan fizikisht nga familjarët e pacientëve, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti thotë se ky është një gjest i shëmtuar ndaj atyre që punojnë për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

“Ngjarja e mbrëmshme në Urgjencën e Spitalit të Prizrenit, ku familjarët kanë sulmuar fizikisht infermierët në detyrë është gjest i shëmtuar ndaj atyre që punojnë për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve, përfshirë edhe të atyre që i kanë sulmuar”, ka shkruar ai.

Kreu I Qeverisë së Kosovës tutje thotë se mjekët gjatë këtyre muajve përballje me pandeminë kanë dëshmuar përkushtim dhe duhet të vlerësohen, e jo të sulmohen.

I pari i ekzekutivit i ka ftuar organet e rendit të mbrojnë mantelbardhët dhe ta zbardhin sa më shpejtë këtë rast.

“E dënoj këtë sulm dhe çdo sjellje të pa dinjitetshme, e cila rrezikon integritetin fizik të personelit mjekësor. I ftoj organet e rendit që të vihen në mbrojtje të mantel bardhëve, ndërsa organet e drejtësisë që ta kryejnë detyrën e tyre shpejt”, ka shkruar Hoti. /Insajderi.com