Hoti refuzon ftesën e Kurtit

Hoti refuzon ftesën e Kurtit

Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se nuk ka nevojë për një tryezë politike duke iu referuar kështu ftesës së bërë nga Albin Kurti.

“Vleresoj se nuk ka nevojë per tryezë politike me një qeveri që i ka ditët e numëruara, e rrjedhimisht nuk mund të marrë kurfarë zotimesh, dhe që dy herë radhazi e shkel Kushtetutën”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook, transmeton Insajderi.

“Masat për kufizim të lëvizjes janë marrë pa u konsultuar me askënd. Sa une isha në qeveri, personalisht i pata kërkuar të mos e nënshkruante atë vendim, sepse kishim dyshime për shkelje kushtetuese. Edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ky ndërmori masa në kundërshtim me atë aktgjykim si dhe masa për mbeshtetje për biznese prapë pa konsultim me askënd”.

“Prandaj, edhe kjo tryezë që ka ftuar nuk shërben për asgjë. Sepse ai nuk është i gatshëm të punojë me të tjerët, siç u pa në 52 ditë të qeverisjes me qendrimin e tij autoritar dhe vendimet arbitrare, që quan në ndërprerjen e bashkëpunimit me LDK dhe shkarkimin e tij”.

Kryeministri i shkarkuar ka bërë me dije se i ka ftuar në një takim për të hënën gjithë liderët e partive bashkë me Presidentin Hashim Thaçi.