Hoti: Respektoni masat kundër COVID-19, ky është kontributi më i madh

Hoti: Respektoni masat kundër COVID-19, ky është kontributi më i madh

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, derisa ka komentuar aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër Coronavirusit, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit, shkruan Insajderi.

Në një postim në Facebook, Hoti është shprehur se “ky është kontributi më i madh që mund të japim për veten, familjen dhe mbarë shoqërinë”.

“Sot, Ministri Zemaj ka nënshkruar aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 në aleancën globale GAVI-COVAX, gjersa aplikimi për asistencë teknike lidhur me këto vaksina është bërë ditë më parë përmes Ekipit të ekspertëve”.

“Kosova është e listuar në mesin e shteteve që 20% të vaksinës kundër COVID-19 do ta marrin falas përmes aleancës globale GAVI-COVAX, derisa pjesën tjetër do ta blejë vet”, ka shkruar ndër të tjera kryeministri i vendit./Insajderi.com