Hoti rikujton marrëveshjen e Uashingtonit

Hoti rikujton marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës ka rikujtuar marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Uashington ndërmjet Kosovës e Serbisë, njofton Insajderi.

Nëpërmjet një video të publikuar, Hoti ka vendosur që publikut t’ia paraqesë momentet kur ishte para presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Me LDK-në, Republika e Kosovës thellon bashkëpunimin dhe kultivon miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Hoti.

Në Shtëpinë e Bardhë ishte nënshkruar marrëveshja ekonomike Kosovë-Serbi.

Lëvizja Vetëvendosje ishte kundërshtuese e saj, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës kritikoi Qeverinë që shkak i “përformancës së tyre rezultati nuk ishte i mirë”. /Insajderi.com