Hoti: Sakrifica e Jasharëve është historike

Hoti: Sakrifica e Jasharëve është historike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, u shpreh se të bëmat e kësaj familje janë të përmasave historike, njofton Insajderi.

Hoti bashkë me anëtarët e kabinetit të tij, nderuan veprën dhe sakrificën e dëshmorëve.

“Erdhëm për të treguar respektin tonë, të Qeverisë, të krejt qytetarëve dhe kombit shqiptar për sakrificën e jashtëzakonshme të kësaj familje që është e përmasave historike dhe jam i bindur se tejkalon çfarëdo sakrifice që mund të bëjë dikush për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, tha ai për mediat.

Hoti falënderoi për prezencën edhe kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin.

Homazhe bënë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni dhe ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi.

Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare tlirimtare të Kosovës në homazhe në Prekaz bënë edhe shoqata të dala nga lufta dhe qytetarë të shumtë. /Insajderi.com