Hoti: Serbia do të obligohet t’i tregojë të gjitha vendndodhjet e varrezave masive

Hoti: Serbia do të obligohet t’i tregojë të gjitha vendndodhjet e varrezave masive

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dreklaruar se çështja e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë do të zgjidhjet me arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, ndërsa ka shtuar se kjo e fundit do të obligohet t’i tregojë të gjitha vendndodhjet e varrezave masive, njofton Insajderi.

Hoti këto deklarata i bëri në llogarinë e tij në Facebook, pas takimit që ka pasur me anëtarët e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës.

“Kjo çështje do të zgjidhet me arritjen e marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast Serbia obligohet që të ofroj të gjitha të dhënat për vendndodhjen e varrezave masive”, ka thënë Hoti, duke iu referuar çështjes së të pagjeturve.

“Për këtë bisedova sot me anëtarët e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës, me të cilët u dakorduam  që takimet e këtij formati të jenë të rregullta”, ka shkruar ndër të tjera i pari i ekzekutivit./Insajderi.com