Mjaft për vizat

Hoti: S’flas më për liberalizimin – derisa të ndodhë

Të tjerët kanë folur për vizat, por kryeministri aktual thotë se nuk do të bëjë njëjtë. Mjaft është folur sipas Hotit, tash duhet të ndodhë.

Hoti: S’flas më për liberalizimin – derisa të ndodhë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ai do të tregohet shumë i rezervuar kur vjen puna tek pyetjet për liberalizimin e vizave.

Kjo për arsye se, sipas tij, veç më është folur tepër për këtë temë dhe s’ka çka flitet tjetër – të paktën jo nga ai, njofton Insajderi.

“Nuk flas për liberalizimin derisa të ndodhë”, ka pohuar Hoti në Klan Kosova.

“Unë nuk do t’i fajësoj ata (Bashkimin Evropian) po do të insistoj me ngulëm për liberalizimin”.

“Ne duhet të shihemi si partnerë kredibilë. Sepse nuk i ftojmë vizat duke sharë Bashkimin Evropian, por duke u treguar partnerë”./Insajderi.com