Hoti shprehet optimist për gjysmë-vjetorin e dytë në shkolla

Hoti shprehet optimist për gjysmë-vjetorin e dytë në shkolla

Kryeministri Hoti shpreson se për gjysmë-vjetorin e dytë shkollat t’i kthehen normalitetit.

Këto fjalë optimiste, kreu i ekzekutivit i shprehi në shkollën “Dardania” në Prishtinë të cilën e vizitoi bashkë me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.

“Keni mësuar në kushte pak më të veçanta, por duke iu uruar këtë vit shkollor, kësmet pas vitit të ri po kthemi në normalitet”, tha Hoti.

Hoti falënderoi edhe mësimdhënësit për punën e tyre gjatë këtyre kushteve pandemike.

“Ju falënderoj për punën që keni bërë gjatë këtij gjysmë-vjetori, ka qenë vit i vështirë, për çdo familje, për çdo biznes, për çdo njëri”, tha kryeministri. /Insajderi.com