Hoti: Situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të tregut

Hoti: Situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të tregut

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut, njofton Insajderi.

Hoti në një postim në profilin e tij në Facebook,  ka thënë “se duhet raportuar rastet dhe se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është në krye të detyrës dhe se do të zbatojë ligjin shpejt dhe me efikasitet të plotë ndaj të gjithëve pa përjashtime”.

“Situata e pandemisë nuk guxon te përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë se tregut. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është në krye të detyrës dhe do të zbatojë ligjin shpejt dhe me efikasitet të plotë ndaj të gjithëve pa përjashtim. Raportoni rastet”.

Të shtunën ishte raportuar se testet PCR në laboratorin privat të licencuar në Prishtinë po kushtojnë deri 200 euro./Insajderi.com