Hoti: Situata me vërshimet është nën kontroll, FSK dhe zjarrfikësit po ndihmojnë banorët

Hoti: Situata me vërshimet është nën kontroll, FSK dhe zjarrfikësit po ndihmojnë banorët

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi të martën se nga Qendra e Situatave është njoftuar se gjendja në komunat të cilat janë përballur me vërshime ditëve të fundit, është nën kontrollë, njofton Insajderi.

Hoti tha se përveç dëmeve materiale, vlerësimi i të cilave do të bëhet ditëve në vazhdim, nuk ka pasur të lënduar dhe as viktima në njerëz.

Tutje, ai tha se gjendja vazhdon të jetë e rëndë, por me tendencë përmirësimi.

“Sipas të dhënave nga Qendra e Situatave, gjendja vazhdon të jetë e rëndë por me tendencë përmirësimi. Ekipet e Xhenios, Kompania për Operacione Civile e FSK-së si dhe Njësitet e Ekipeve të Zjarrfikësve dhe të Shpëtimit, janë duke i ndihmuar banorët në zonat e prekura nga vërshimet.

Gjatë ditës kanë vazhduar intervenimet e Njësiteve të Kërkim Shpëtimit dhe të xhenios së FSK-së në një lokacion në komunën e Fushë Kosovës dhe në dy lokacione në komunën e Vushtrrisë”, ka shkruar ndër të tjera i pari i ekzekutivit./Insajderi.com

Nga Qendra e Situatave u njoftova se gjendja në komunat të cilat janë përballur me vërshime ditëve të fundit, është nën…

Posted by Avdullah Hoti on Tuesday, January 12, 2021