
“Nuk kemi marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovë për votimin e buxhetit”.
Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kur u pyet për votimin e buxhetit të vitit 2021.
“Ne e kemi dorëzuar draftligjin për buxhetin. Presim që të kryhen procedurat parlamentare. Nuk kemi marrëveshje me PDK-në për buxhetin. Për Ligin për Rimëkëmbje ata kanë propozuar disa amendamente ne i kemi pranuar dhe ata e votuan Ligjin. Për buxhetin nuk kemi marrëveshje”, tha Hoti.
Partia Demokratike e Kosovës, ka votuar projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike pas arritjes së një marrëveshjeje me Qeverinë. /Insajderi.com