Hoti: Skender Hyseni në emrin tim do të flasë në Bruksel

Kryeministri, Avdullah Hoti ka folur para gazetarëve në lidhje me dialogun me Serbinë, ku ka emëruar, Skender Hysenin Koordinator për Dialogun.

Hoti: Skender Hyseni në emrin tim do të flasë në Bruksel

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë se Koordinatori Shtetëror për Dialogun, Skender Hyseni do të flasë me emrin e tij në dialogun e Brukselit.

Sipas Hotit nesër në Bruksel do të flitet për të pagjeturit dhe bashkë me Hysenin do të marrë pjesë edhe Ibrahim Makolli

“Në përputhje me platformën tonë, unë kam emëruar Skender Hysenin si koordinator për shtetëror. Ai flet në emër timin. Ai ka kompetencë të më përfaqësojë mua. Nesër ai është në Bruksel bashkë me zotin Makolli për të draftuar marrëveshjen finale për të pagjeturit”, ka thënë Hoti.

Hyseni ka thënë në një postim në Facebook se ka  kompetencë të plotë të diskutojë për marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë. /Insajderi.com/