Hoti solidarizohet me të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj

Hoti solidarizohet me të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj

Në lidhje me shpërthimin e një qendre tregtare në Ferizaj ku si pasojë kanë ngelur të lënduar 42 persona, ka reaguar kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, njofton Insajderi.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është tronditur nga lajmi ku kanë pësuar 42 qytetarë në mesin e të cilëve edhe të mitur.

Tutje ai ka shprehur solidarizim më të lënduarit dhe në të njëjtën kohë ka uruar shërim të shpejt për ta.

Në lidhje me rastin kanë reaguar në shenj solidarizimi edhe figura tjera politike në Kosovë./Insajderi.com