Hoti sot ia dorëzon detyrën Albin Kurtit

Hoti sot ia dorëzon detyrën Albin Kurtit

Kryeministri ri i Kosovës, Albin Kurti, do ta marrë detyrën nga Avdullah Hoti i cili që nga qershori i vitit të kaluar ka drejtuar ekzekutivin.

Kjo do të bëhet përmes një ceremonie, ku Hoti do t’ia dorëzojë Kurtit të gjitha informacionet për proceset të cilat janë nisur, tashmë.

Vetë, ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur të hënën përmes një konference për media, se do t’ia dorëzojë Kurtit detyrën me ceremoni.

“Mënyra e dorëzimit të detyrës përbën standard. Ky standard pres që të respektohet kurdoherë që ndërrohen qeveritë. Është tepër e rëndësishme për maturitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Kryeministri i ri pres të sillet me përgjegjësi në dorëzimin e detyrës tek kryeministri i ardhshëm”, ka thënë Hoti.

Avdullah Hoti ishte kryeministër pas Albin Kurtit, madje në kohën e Qeverisë ‘Kurti 1”, Hoti mbante pozitën e zëvendësit të tij.

Një mosmarrëveshje në mes koalicionit VV-LDK, bëri që Qeveria Kurti të shkarkohet e Gjykata Kushtetuese t’ia mundësojë partisë së dytë në krijimin e Qeverisë.

Këtë e bëri LDK, duke e mandatuar Avdullah Hoti, që kaloi tutje me 61 vota.

Por, Albin Kurti e kishte injoruar ceremoninë e dorëzimit të detyrës, duke e quajtur “Qeveri ilegale”. /Insajderi.com