Hoti: Sot rishikohen masat anti-COVID’19

Hoti: Sot rishikohen masat anti-COVID’19

Komiteti anti-COVID’19 do të mbajë mbledhje sot (e premte) ku do të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi kundër Coronavirusit, përcjell Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili ka bërë të ditur se takimi do të mbahet duke filluar nga ora 15:00.

“Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani, Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, Zëvendësministrin e Arsimit Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve, kemi analizuar situatën epidemiologjike me pandeminë Covid-19.

Pas analizës kemi vendosur që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti Anti Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi anti Covid-19”, ka shkruar kreu i ekzekutivit në Facebook.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka propozuar që të ketë një javë pushim në institucionet arsimore, nga data 22 mars, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19./Insajderi.com