Hoti: Suksesi ose dështimi i një shteti në menaxhimin e COVID19, ka indikator numrin e të vdekurve

Hoti: Suksesi ose dështimi i një shteti në menaxhimin e COVID19, ka indikator numrin e të vdekurve

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, duke folur rreth situatës së krijuar lidhur me COVID19, ka thënë se suksesi apo dështimi i një shteti në menaxhimin ndaj kësaj pandemie kjo bëhet përmes një indikatori.

Ky është postimi i tij i plotë:

Suksesi ose dështimi i një shteti në menaxhimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 kur të bjen perdja dhe kryhet pandemia indikator kryesor matës ka për ta pasur numrin e të vdekurve, krahas indikatorëve të tjerë.

Më poshtë një grafikë, shumë e thjeshtë, krahasuese midis shteteve të rajonit lidhur me numrin e përgjithshëm të vdekurve dhe numrin e të vdekurve në 1 milionë banorë. Faktet flasin vetë. Ato nuk na bëjnë të lumtur të gjithëve, sigurisht./Insajderi.com