Hoti takim virtual me Lajçakun dhe ambasadorët e BE-së

Hoti takim virtual me Lajçakun dhe ambasadorët e BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një takim virtual me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, njofton Insajderi.

Në këtë takim Hoti ka shprehur vendosmërinë e Qeverisë për vendosjen e ligjshmërisë dhe adresimin e të gjith sfidave në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Siç njoftohet në komunikatën qeveritare, ky takim erdhi pas bashkëbisedimit që Kryeministri Hoti, zhvilloi dje me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, ku u zotua për thellimin e bashkëpunimit me qeveritë e këtyre vendeve në fushën e sundimit të ligjit. /Insajderi.com