Dialogu dhe pandemia ishin tema kryesore të këtij takimi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall.
Në këtë takim është diskutuar për dialogun me Serbinë dhe menaxhimin e pandemisë së COVID-19.
“Gjatë takimit u diskutua mbi gjendjen aktuale në menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë me COVID-19 si dhe masat që po i ndërmerr Qeveria me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë në vend, dialogun Kosovë-Serbi, që nënkupton njohjen reciproke mes dy vendeve, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe procese të tjera të rëndësishme për shtetin e Kosovës”, shkruhet në komunikatë.
“Ambasadorja Stjernvall, shprehu poashtu gatishmërinë e Finlandës për t’i ofruar ndihmë shtetit të Kosovës në ngritjen dhe përgatitjen e kapaciteteve për arritjen e objektivave të saj”. /Insajderi/