Hoti takohet me Atasheun e ri ushtarak

Hoti takohet me Atasheun e ri ushtarak

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me Atasheun ri ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Stemphen Rose.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ministri i Mbrotjes Anton Quni dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe gjenerali Rrahman Rama.

“Bashkëpunimi bilateral është tepër i rëndësishëm në avancimin e mëtutjeshëm të aspiratave të FSK-së, e cila mbetet e përkushtuar që të jetë ndërvepruese me ushtritë mike dhe e integruar në NATO, ndihmën e së cilës Kosova nuk e harron kurrë dhe e çmon përherë”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Insajderi.com