Hoti takohet me delegacionin amerikan të Energjisë – flasin për Ujmanin

Hoti takohet me delegacionin amerikan të Energjisë – flasin për Ujmanin

Përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Energjisë janë takuar sot me kreun e Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, njofton Insajderi.

Lajmin për këtë takim midis këtyre dy palëve, e ka bërë të ditur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë me anë të një postimi në Twitter.

Ky takim vjen pak javë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtetet e Bashkuara dhe ka të bëjë me hapat e ardhshëm që do të merren për studimin e fizibilitetit të menaxhimit të resurseve në Liqenin e Ujmanit.

“Delegacioni ndërinstitucional u takua me Hotin për të diskutuar lidhur me marrëveshjen dhe mbështetjen e SHBA-së si dhe për hapat e ardhshëm për një studim të fizibilitetit të menaxhimit të burimeve në Liqenin e Ujmanit”. /Insajderi.com