Hoti takohet me Lajçakun dhe Palmerin: Jam i kënaqur qe po shoh koordinim të plotë në mes të BE-se dhe SHBA-ve

Hoti takohet me Lajçakun dhe Palmerin: Jam i kënaqur qe po shoh koordinim të plotë në mes të BE-se dhe SHBA-ve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Departamentit te Shtetit te SHBA-ve, Matthew Palmer.

Ky takim është zhvilluar një ditë para takimit të Brukselit të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.

Takimi vjen disa ditë pas marrëveshjes ekonomike e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Për këtë, kryeministri Hoti, ka thënë se është i kënaqur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë koordinim në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Jam shumë i kënaqur që po shoh koordinim të plotë në mes të BE-së dhe SHBA-së, lidhur me marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Insajderi.com

Sot ne Bruksel takuam Emisarin Special te BE-se per dialog ne mes te Kosoves dhe Serbise, Mirosllav Lajcak, dhe Zevendes…

Gepostet von Avdullah Hoti am Sonntag, 6. September 2020